Tahiri zbulon detajet e takimit me Prokurorin e Gjykatës Speciale

Aktuale

Tahiri zbulon detajet e takimit me Prokurorin e Gjykatës Speciale

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 12:39
Foto nga takimi mes Abelard Tahirit dhe Jack Smith

(E plotësuar) - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë një takimi me prokurorin e specializuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Jack Smith, shprehu gatishmërinë e institucioneve vendore për të përmbushjen e obligimeve ndaj Dhomave të Specializuara, të cilat janë themeluar me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

Tahir me këtë rast  kërkoi nga Prokurori Smith që qytetarët që potencialisht mund të jenë subjekt i paraqitjes pranë këtyre Dhomave, të trajtohen në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut, dhe të bazuara  në standardet më të avancuara juridike ndërkombëtare.

Pas takimit të veçantë mes ministrit Tahiri dhe prokurorit Smith, është mbajtur edhe një takim i përbashkët me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, si dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Kryeprokurori i Speciales, Jack Smith, po e viziton Kosovën për herë të parë për takime me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kosovarë.

Prokurori i Gjykatës Speciale nis takimin me Tahirin, të vetmin zyrtar të institucioneve që do ta takojë

Prokurori i Specializuar, Jack Smith, po zhvillon takim me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. Tashmë Smith është parë duke hyrë në ndërtesën e Ministrisë.

Smith, i cili sot për herë të parë vjen në Kosovë me detyrën e tij si udhëheqës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka filluar takimet e tij me zyrtarë të lartë të drejtësisë në Kosovë.

Ai tashmë gjendet në një takim me ministrin Tahiri, ndërsa nuk ka të aranzhuar takime me liderë të tjerë institucionalë.

Edhe kryeministri Haradinaj ka treguar se në agjendën e tij nuk ka ndonjë takim me prokurorin.

Televizioni 7 po qëndron pranë Ministrisë së Drejtësisë ku ka arritur prokurori Smith.

Ai ka marrë nën udhëheqje zyrën e Prokurorit të Specializuar më 11 shtator, duke e pasuar kështu prokurorin David Schwedemann.

Prokurori i Gjykatës Speciale në Kosovë, nis takimet me zyrtarët

Prokurori i Specializuar, Jack Smith, gjendet në Kosovë dhe takimet e tij me zyrtarë të drejtësisë veçse kanë filluar. Këtë e ka konfirmuar Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Z. Smith tanimë është në Kosovë dhe këtu është për të zhvilluar takime”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në një përgjigje.

Udhëheqësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka filluar të mbajë takimet sot në Prishtinë.

Media ka pyetur Zyrën e Smithit, nëse ky i fundit do të marrë me vete edhe lëndë nga Gjykatat e Kosovës, ashtu siç pati vepruar muaj më parë, ish-udhëheqësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Këai Hong Ip.

Sic ka raportuar T7, Ip ka qëndruar muaj më parë në Prishtinë për të zhvilluar disa takime dhe për të mbledhur materiale që i duhet për hetimet në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se, ashtu siç është lënë të kuptohet në njoftimin për ardhjen e tij, Smith në Prishtinë është nisur për të takuar zyrtarë të Drejtësisë.

Smith ka planifikuar takime me përfaqësuesit e shteteve të Bashkimit Evropian, me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe gjithashtu edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të sektorit të Drejtësisë.

Prokurori Smith ishte zgjedhur në këtë pozitë pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian konkretisht nga kreu i EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Ai e ka marrë detyrën me 11 shtator të këtij viti, duke zëvendësuar prokurorin David Schëendimann.

Siç shkruan komunikata, prokurori amerikan ka një përvojë të lartë në hetimin e politikanëve dhe në hetimin ndërkombëtar të krimeve.

Zyra e Prokurorit Special është duke hetuar dyshimet për trafikim me organe të cilat kanë dalë nga Raporti i vitit 2011 të Këshillit të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat