Disa vendime të Qeverisë po krijojnë konflikte me komunat

Aktuale

Disa vendime të Qeverisë po krijojnë konflikte me komunat

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:01
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të takimi me kryetarët e komunave në kuadër të Forumit Konsultativ Qeveri-Komuna tha se u njoftuan me disa tema që i preokupojnë komunat, dhe për të cilat Qeveria mund të ndërmarrë veprime konkrete.

Sipas tij ka ende shumë punë, por që janë duke punuar në drejtim të duhur.

Haradinaj tha se disa çështje vendimmarrëse po  krijojnë konflikte në raportin e qeverisë me komunat.

Haradinaj: Disa vendime nacionale po u nxjerr problem komunave

“Nuk i kam thirr për vërejtje se nganjëherë po mendohet se krejt është me dhënë leksion, unë po mundohem me i marr vesh temat edhe mundësisht se çka mund të bëjë Qeveria për këto tema, disa i kemi zgjedh vërtet i kemi zgjedhur disa, ka komuna që kanë zgjedhur më shumë , disa më pak prapë po mësojmë për tema tjera. Ka njëfarë anomalie të vendimeve të nivelit nacional e pastaj që i nxjerrin problem komunave..Kjo Qeveri vërtetë është e hapur që temat me i mbledh në tavolinë dhe veç e veç me listë të temave po merremi, mirëpo ka disa procese vendimmarrëse që merret një vendim nacional por është në konflikt me çka  e ka obliguar komunën , pra komunës ia ka paraparë një formë të veprimit, ndërsa komuna një tjetër”, tha Haradinaj.

Pas këtij takimi kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u shpreh se kontratat kolektive dhe ndërtimet pa leje janë çështje problematike për komunat.

Haziri: Kontratat kolektive dhe ndërtimet pa leje janë problematike

“Kontratat kolektive janë njëra prej problemeve që ministritë e linjës dhe Qeveria e merr obligimin ndërsa impakti financiar e ka komuna drejtpërsëdrejti dhe ne nuk kemi mbulesë është çështja e pagave jubilare, ushqimit të arsimtarëve. Problemi i teatrove të qyteteve është njëra prej çështjeve që kryeministri ka marr veprime konkrete, ndërtimet pa leje  dhe probleme tjera që janë sistemore për komuna”, ka thënë Haziri.

E para se të filloj takimi i Forumit Konsultativ Qeveri-Komuna kreu i ekzekutivit tha se falë këtyre takimeve kanë arritur të ndërmarrin  mbi 50 veprime që janë në dobi të punës se komunave që i përket kryesisht aspektit të pronave dhe aspektit buxhetor.

Haradinaj tregon veprimet dobiprurëse nga takimet me kryetarët

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim pune kryetarët e komunave në kuadër të “Forumit Konsultativ Qeveri – Komuna”.

Haradinaj ka deklaruar se falë këtyre takimeve kanë arritur të ndërmarrin veprime që janë në dobi të punës se komunave që i përket kryesisht aspektit të pronave dhe aspektit buxhetor.

"Nga kjo traditë e punës kemi arritur se si Qeveri veprimet që mund t'i ndërmarrim e të cilët do të ishin me dobi për punën tuaj në komunat ku ju udhëhiqni. Kryesisht këto veprime i kemi identifikuar qysh në start  që kanë të bëjnë edhe me aspektin e pronave por edhe buxhetore e deri te procedurat e prokurimit", tha Haradinaj.

Tutje ai i ka përmendur disa nga veprimet që Qeveria ka ndërmarrë që e kanë përmirësuar qeverisjes lokale.

"Janë marr mbi 50 vendime pra për prona shpronësore ekonomike etj. Njëkohësisht në këtë periudhë kohore janë aprovuar 3 ligje për dhënien në shfrytëzim të pronës, trajtimin e tregtive pa leje dhe ligjin për Prishtinën. Dy koncept dokumente për financat e pushtetit lokal dhe teatro. 6 vendime që lidhen me zonat ekonomike parqet e biznesit si ajo ekonomike zona amerikane, parku i biznesit në Prizren. Janë 30 shpronësime prona me interes të komunave dhe po ashtu afro 30 vendime për bartje të pronave tek komunat", tha kreu i Qeverisë.

Shefi i ekzekutivit po ashtu gjatë këtij takimi tha se huat që komunat do i marrin tash e tutje duhet të merren nga niveli nacional sepse kështu e përcakton ligji i financave.

Takimi i Haradinajt me kryetarët po vazhdon, por është i mbyllur për media.

***

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me kryetarët e komunave të vendit.

Haradinaj, gjatë takimit me kryetarët e komunave ka thënë se nga puna e përbashkët kanë arritur që t’i kuptojnë veprimet që mund t’i ndërmarrin.

“Këto veprime i kemi identifikuar që në start. Gjatë kësaj periudhe janë marr mbi 50 vendime, pra janë aprovu tri ligje për dhënie në shfrytëzim të pronës”, ka thënë Haradinaj. Ai po ashtu ka thënë se çështja e bartjes së pronave ka qenë e qëlluar edhe pse ka pasur kritika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat