Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë për rezolutën e opozitës për dialogun.
Ishte Milaim Zeka ai i cili tha se mënyra më e mirë për të ndalur Hashim Thaçin është duke bërë një rezolutë kundër Behgjet Pacollit që po e sjellë me aeroplan, me i thënë mos e kthe më në Kosovë, përndryshe nuk kemi fuqi.
“Imagjinoni tu ndëgju debatet, mu fut në kokë një skenar i filmit, “Vjen Shakira”, edhe Shakirën me e fut në delegacion të bisedimeve në Bruksel, me e relaksu pak situatën”, tha Zeka.
“Imagjino tu këndu Shakira me iu tek Serbisë edhe NATO-s, BE-së dhe SHBA-ve me e ngrit murin atje edhe me mbet Shakira andej, Zot mos e bo që edhe gruaja ime që pëlqen Shakirën me e mbet andej me të, ndërsa une me Vjosën këndej muri”, vazhdoi Zeka.
Duke vazhduar më tej për problemet e mëdha që ka Kosova, ai në fund e përmbylli fjalimin e tij duke thënë që të bashkohemi dhe të shkojmë në koncert te Shakira, tek Ura e Ibrit.