Krasniqi për dialogun: Është tërhequr propozimi i qeverisë

Aktuale

Krasniqi për dialogun: Është tërhequr propozimi i qeverisë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 14:26
Memli Krasniqi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se si pozitë nuk do të heqin dorë deri në harmonizimin për një rezolutë.

Ai e ka parë si mundësi edhe rezolutën e PSD-së për të gjetur një bazë për rezolutën e dialogut.

Krasniqi: Nuk do të heqim dorë për të pasur një harmonizim

"Ne nuk do të heqim dorë nga insistimi ynë për të pasur një harmonizim apo dakordim, ka edhe një rezolutë tjetër prej muajit korrik në Kuvend, ende e pa votuar e propozuar po ashtu nga opozita konkretisht nga PSD-ja....mendojmë që edhe ajo mundet me qenë bazë për atë rezolutë, absurdi qëndron në atë se në deklarime të veçanta. Ne gjithë flasim në 90 për qind për qëndrime të njëjta dhe kur kërkojmë që më të vërtetë t’i harmonizojmë qëndrimet në një dokument atëherë kemi z’brapsje të opozitës", tha ai.

Tutje ai u shpreh se opozita edhe vetë e ka të paqartë se çka po do, por gjithashtu sipas tij, kanë edhe dallime brenda partiake.

Krasniqi: Jemi tërhequr nga pozita e bunkerizume

"Ne jemi tërhequr nga pozita e bunkerizume ta themi ashtu e katër shtatorit, është tërhequr propozimi i qeverisë për t’i dhënë mundësi dakordimit dhe harmonizimit, konsensusit mbi të gjitha ky vullnet nuk po ekziston as nga LDK as nga Vetëvendosje për PSD nuk do flas sepse e kanë ende një dokument në procedurë", u shpreh ai.

Ai u shpreh Se është e rëndësishme që të tejkalohen inatet personale dhe veprimet politike për konsum ditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat