Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka thënë se deputetët e partisë së tij ka qenë të vetmit që kanë votuar unanimisht për Rezolutën për dialogun me Serbinë, të propozuar nga një pjesë e opozitës.
Po ashtu, në një postimi në Facebook, ka shkruar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut.
Postimi i plotë:
Partia Socialdemokrate është e vetmja që ka votuar sot unanimisht për Rezolutën për dialogun me Serbinë, të propozuar nga një pjesë e opozitës. Të gjithë deputetët e PSD-së, pa asnjë përjashtim.
Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut. Kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi dhe mekanizmat mbikëqyrës.
Koha po dëshmon se opsioni i Partisë Socialdemokrate i propozuar para disa muajve mbetet propozimi më serioz dhe më përmbajtësor për procesin e dialogut me Serbinë.