Jashari: Kadria e ka vështirë, po punon shumë për t’i përmirësuar raportet mes meje dhe Sami Lushtakut - Bota Sot
Jashari: Kadria e ka vështirë, po punon shumë për t’i përmirësuar raportet mes meje dhe Sami Lushtakut

Aktuale

Jashari: Kadria e ka vështirë, po punon shumë për t’i përmirësuar raportet mes meje dhe Sami Lushtakut

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 12:45
Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari thotë se ka raporte të mira personale me Sami Lushtakun por ai si kryetar i Degës së PDK’së në Skënderaj, vazhdimisht po e saboton atë në qeverisjen komunale.

“Edhe ata e kanë të vështirë të pajtohen që mos ta kenë Skënderajin pas 20 vjetësh qeverisje. Disa individë nuk po munden ta tejkalojnë këtë. Dihet kush janë ata individë, duke nisur nga kryetari i Degës së PDK’së. Raportet private janë të mira, jemi shokë, kemi qenë shokë dhe vazhdojmë të jemi”, ka thënë Jashari në një intervistë për tv publik.

Ai ka thënë se nuk e kupton pse Lushtaku po e saboton dhe thotë se e ka pyetur për këtë gjë.

“Më është dashur të kyqem në politikë për të mirën e qytetarëve për të mirën e këtij vendi. Unë besoj se këto gjëra do të tejkalohen dhe do të kuptohet që Bekimi nuk ka hi për interesa personale këtu, po ka hi për të mirën edhe të kryetarit të degës që të bëj më të mirën të mundshme. Vetë fakti që asambleistat në Kuvend, në vendime që janë për zhvillimin e këtij vendi, e çojnë dorën kundër projektit, mu më vjen keq për ata. Unë nuk mund të them që në jetën private kam raporte të këqija. Jemi takuar dhjetëra herë edhe nëpër manifestime të ndryshme, kemi folë, jemi përshëndetë si gjithëherë, edhe politika qito i kish. E kam pyet çfarë problem ke me mu por më ka thënë se nuk ka asgjë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kadri Veseli po punon intensivisht për të përmirësuar raportet dhe për ‘relaksimin e situatës’ në Skënderaj.

“Pak me ia shti terfurkin thellë dalin krejt të ngjashëm. Kadria është shumë aktiv në përmirësimin dhe relaksimin e kësaj situate. Vështirë e ka edhe ai e kuptoj sepse ende këtu te ne në Drenicë është, me shkas e thash këtë që me u vetëdijësu, që mos me u thirrë gjithmonë në të kaluarën”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat