Pajtoi gjaqet mes shqiptarëve, Anton Çetta harrohet në përvjetorin e tij

Aktuale

Pajtoi gjaqet mes shqiptarëve, Anton Çetta harrohet në përvjetorin e tij

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 23:11
Anton Çetta

Humanisti i njohur shqiptar, Anton Çetta mbahet mend për kontributin e tij të madh që dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve në vitet e 90-ta.

Madje, thuhet se Çetta ka rritur të tuboj mbi një gjysmë milioni njerëz në një tubim në atë kohë në Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit.

Mirëpo, kontributi i tij për pajtim të gjaqeve ndër shqiptarë, shpejt u harrua.

Ndonëse, sot janë bërë 23 vjet nga vdekja e tij, për atdhetarin e shquar asnjë nga politikanët nuk morën mundin të shkruajnë as edhe një fjali të vetme, që ta përkujtonin jetën dhe veprën e tij për shqiptarët.

Image

Ani pse, për të Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës muaj më parë ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e shtatores së Çettës.

Ky projekt do të kushtojë 70 mijë euro, ku lartësia e shtatores është e përcaktuar të jetë 3 metra dhe do të jetë me material të bronzit.

Ndryshe, udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovësnuk kanë pranuar vendosjen e figurës së tij brenda oborrit të këtij instituti duke u arsyetuar se do duhej të vendosej në ndonjë shesh  të madh të qytetit.

Image

Me këtë arsyetim, Instituti Albanologjik i Prishtinës ka refuzuar kërkesën për vendosjen e shtatores së Çettës në oborrin e vet, duke dhënë propozime për një vend më të madh për shkak të rolit historik që ka pasur Lëvizja e drejtuar nga Çetta.

Këshillit Organizativ, ka dy vjet që merret me kërkesën për hapësirën, ku do të zinte vend figura e Çettës e derdhur në bronz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat