Shtretër të rinj në Gjinekologji

Aktuale

Shtretër të rinj në Gjinekologji

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 15:50
Foto

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se tanimë edhe në Klinikën e Gjinekologjisë janë vendosur shtretër të rinj nga kontigjenti prej 750 shtretërve që janë blerë për QKUK-në.

“Buzëqeshjet në fytyrat e personelit mjekësor tregojnë gjithçka [????] . Shtretër të rinj edhe për Klinikën e Gjinekologjisë nga kontigjenti prej 750 shtretërve që kemi blerë për QKUK-në. Asnjë nënë dhe asnjë fëmijë nuk duhet të qëndroj më në shtretër mbi blloqe e që rrezikojnë shëndetin e tyre”, ka shkruar ai në Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi.

Ismaili ka shtuar se çdo ditë do të punojnë deri në transformimin e shëndetësisë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat