Dorëhiqet kryetari i PSHDK-së - Bota Sot
Dorëhiqet kryetari i PSHDK-së

Aktuale

Dorëhiqet kryetari i PSHDK-së

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 21:35
Ukë Berisha

Kryetari i PSHDK-së, Ukë Berisha, sot dha dorëheqje nga kreu i kësaj partie, me arsyetimin se mos realizimit dhe dështimin në zgjedhjet e fundit, ku për këtë ka akuzuar PDK-në dhe kryetarin Kadri Veseli si një partner, siç thuhet, të papërgjegjshëm dhe jo serioz.

Në një deklaratë për media të kësaj partie, thuhet se PSHDK ka nevojë për kuadro të reja dhe se tani do të fillojnë me mbajtjen e kuvendeve në të gjitha degët dhe të nxjerrin një ekip të mirë që të sjellë këtë parti aty ku e meriton të jetë.

“Unë do të mbetem gjithmonë një demokristian duke ndihmuar dhe përkrahur, por nuk do të mbaj më postin e të parit në parti”, ka thënë Berisha.

PSHDK do të udhëhiqet nga zëvendëskryetari  Zef Morina deri në mbajtjen e kuvendit të përgjithshëm të PSHDK-së, ku do të zgjidhët edhe kryetari i ri i saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...