Kurz: Mbështesim çfarëdo lloj marrëveshje me Serbinë, jemi skeptik sa i përket ushtrisë

Aktuale

Kurz: Mbështesim çfarëdo lloj marrëveshje me Serbinë, jemi skeptik sa i përket ushtrisë

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 09:20
Sebastian Kurz dhe Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Austria do të mbështesë çfarëdo marrëveshje që arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse aty përfshihen shkëmbimi i territorit apo korrigjimi i kufirit.

Kështu ka deklaruar kancelari austriak Sebastian Kurz, gjatë vizitës që ka pasur sot me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Kancelari austriak ka thënë se askush nuk do të jetë kundër nëse një marrëveshje arrihet në mes të dyja vendeve, madje ai është shprehur se askush në Bashkimin Evropian nuk do të ishte kundër çfarëdo lloj marrëveshje që arrihet.

Kurz: Austria pajtohet me cilëndo marrëveshje që mund të arrihet

“Qeveria federale e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje e cila merret ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Prishtinë dhe Beogradit, dhe ne mbështesim këtë marrëveshje. Pra, ne jemi të bindur se nëse ia dalim që të arrihet një marrëveshje atëherë askush nuk do të jetë kundër asaj marrëveshje. Për atë arsye nga ana jonë do ta ketë mbështetjen e plotë një marrëveshje e tillë dhe mendoj që kjo është edhe në kuadër të Bashkimit Evropian çfarëdo qoftë marrëveshja dhe nëse është korrigjimi i kufijve ose nëse është shkëmbimi i territoreve, atëherë kjo mbështetet nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Kur ka folur për dialogun ai ka qenë i qartë, duke thënë se pa një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, të dyja vendet nuk do të kenë perspektivë evropiane. Ai ka thënë se një marrëveshje paqeje është baza për çdo përafrim të mëtutjeshëm në BE, si dhe është baza për anëtarësim në BE.

Ai ka pasur edhe një lutje për qytetarët e Kosovës, që sipas tij duhet të mbështetin një marrëveshje në mes të të dyjave vendeve.

Kurz: Pa një marrëveshje nuk do të ketë perspektivë evropiane

“Një dialog i suksesshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pra edhe një përmbyllje e suksesshme e këtij dialogu, me një marrëveshje të përbashkët. Unë prandaj juve president, por edhe presidentit Vuçiq i falënderoj përzemërsisht për mundimet dhe përpjekjet tuaja dhe ju lus të gjithë qytetarët e Kosovës që këto përpjekje t’i mbështesin, sepse ju jeni hapi i nevojshëm në hapin drejt perspektivës evropiane. Pa një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e mundur që të ketë një bashkëjetesë paqësore dhe nuk do të ketë stabilitet në rajon dhe as nuk do të ketë perspektivë evropiane. Prandaj, i besoj shumë përpjekjeve dhe angazhimeve që po bëhen këtu, shpresoj që ta qojnë në një përfundim pozitiv”, tha ai.

Kurz ka folur edhe për ushtrinë e Kosovës, ku ai ka thënë se duhet të ketë një dialog me të gjithë partnerët ndërkombëtarë.

Kurz: Sa i përket idesë së ushtrisë kosovare jemi shumë skeptik

“Sa i përket idesë së ushtrisë kosovare jemi shumë skeptik dhe presim natyrisht që këtu të ketë një dialog të rregullt me të gjithë partnerët ndërkombëtar, sepse këtu ka nevojë për shumë kujdes. Edhe ne presim që në rajon natyrisht të ndërmerren masa të cilat mundësojnë më shumë stabilitet dhe jo masa të cilat qojnë në destabililizim në rajon”, tha ai.

Kurse, sa i përket liberalizimit të vizave se a do të ketë një vendimmarrje deri në fund të këtij viti, kancelari Kurz ka thënë se tash mbetet të merret vendimi nga Këshilli Evropian.

Kurz: Ende nevojitet që të merret vendimi nga Këshilli i Evropës

“Këtu ka pasur një vendim pozitiv nga Komisioni Evropian, si dhe nga Parlamenti Evropian, mirëpo ende nevojitet që të merret vendimi nga Këshilli i Evropës, aty ka më shumë shtete të cilat ende janë shumë skeptike. Prandaj, këtu jam paksa i kujdesshëm sa ju përket pritjeve në këtë drejtim, posaçërisht për sa i përket edhe kohës, sepse pritjet nga ana e Bashkimit Evropian janë posaçërisht në fushën e ligjit, si dhe duhet të arrihen rezultate dhe disa hapa të tjerë të cilët i përmendëm edhe më herët. Prioriteti kryesor është edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këtu ka pritje shumë të mëdha sa na përket neve si Bashkim Evropian që këta dy presidentë dhe lutja për qytetarët këtu është që vërtet të mundohen të mbështesin këto përpjekje për të krijuar paqe dhe stabilitet dhe siguri”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sa i përket liberalizimit të vizave ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret. Ai ka thënë se beson se do të ketë një vendimmarrje pozitive, pasi sipas tij qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin lirshëm.

Presidenti ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo marrëveshje do të sjell më shumë paqe dhe siguri edhe në rajon.

Thaçi: Do të punojmë për arritjen e një marrëveshjeje reciproke

“Pa një normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, pa një marrëveshje paqësore dhe pa njohje reciproke as Kosova dhe as Serbia nuk do të kenë të ardhme të sigurt evropiane. Prandaj, do të punojmë edhe në kohën e mbetur për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, me obligime ligjore ndërkombëtare që nënkupton njohjen reciproke, përndryshe asnjë marrëveshje nuk e ka asnjë kuptim pa ndodh njohja reciproke dhe mundësia e anëtarësimit të Kosovës në OKB. Se a e lehtësojnë njëra tjetrën këto procese, po, është e vërtet, të dy vendimet pozitive do të ishin të mrekullueshme për vendin tonë”, tha ai.

Kancelari austriak pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, është pritur edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Image

Kurz: Mbështesim çdo marrëveshje, qoftë edhe korrigjimi i kufijve

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë të martën në Prishtinë se askush nuk do të dalë kundër një marrëveshjeje eventuale mes Kosovës e Serbisë, qoftë edhe nëse ajo përfshin idenë e korrigjimit të kufijve mes dy vendeve.

Kurz erdhi sot në Prishtinë një ditë pas qëndrimit në Beograd dhe u takua me Presidentin Hashim Thaçi ndërsa më vonë do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Kam qëndrim të qartë, qeveria Federale a Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje që bëhet mes Kosovës dhe Serbisë. Askush nuk do të jetë kundër asaj marrëveshje. Kjo është në kuadër të BE-së çkado qoftë marrëveshja, edhe nesë është edhe korrigjimi i territoreve, apo diçka tjetër do ta ketë mbështetjen marrëveshja e arritur”, tha Kurz gjatë një konference për shtyp.

Më herët Kurz nuk ka dhënë ndonjë sinjal se kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen deri në fund të këtij viti.

Kreu i qeverisë austriake, pas takimit me Presidentin Thaçi, tha se ka shumë shtete anëtare në Bashkimin Europian që janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Ka pasur një vendim pozitiv nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian por natyrisht pritet të merret vendimi nga Këshilli Europian. Ka shumë shtete që janë skeptike dhe këtu duhet të jem i kujdesshëm”, tha Kurz.

Por ai tha se Kosova duhet të arrijë edhe “hapa tjerë” dhe në këtë rast, përmendi edhe dialogun me Serbinë.

“Duhet të arrihen edhe disa hapa tjerë, e prioriteti kryesor është dialogu mes Kosovës e Serbisë”, tha Kurz gjatë vizitës në Kosovë.

Kurz ‘i kujdesshëm’ për liberalizimin e vizave, e përmend edhe dialogun me Serbinë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, nuk ka dhënë ndonjë sinjal se kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen deri në fund të këtij viti.

Kreu i qeverisë austriake, pas takimit me Presidentin Thaçi, tha se ka shumë shtete anëtare në Bashkimin Europian që janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Ka pasur një vendim pozitiv nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian por natyrisht pritet të merret vendimi nga Këshilli Europian. Ka shumë shtete që janë skeptike dhe këtu duhet të jem i kujdesshëm”, tha Kurz.

Por ai tha se Kosova duhet të arrijë edhe “hapa tjerë” dhe në këtë rast, përmendi edhe dialogun me Serbinë.

“Duhet të arrihen edhe disa hapa tjerë, e prioriteti kryesor është dialogu mes Kosovës e Serbisë”, tha Kurz gjatë vizitës në Kosovë.

Presidenti Thaçi pret në takim kancelarin austriak Kurz (Drejtpërdrejt)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pret në takim Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Takimi mbahet në kabinetin e Presidentit me fillim nga 09:25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat