Haziri: LDK po angazhohet që të marrë datën për liberalizim

Aktuale

Haziri: LDK po angazhohet që të marrë datën për liberalizim

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 23:53
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se LDK është duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet që të marrë datën për liberalizim të vizave për Kosovën.

Haziri ka thënë se këtë është duke e bërë si prijës i delegacionit të LDK-së në Kongresin e sotëm të Partive Popullore Europiane në Helsinki.

“Do të paraqesë pikëpamjen e LDK-së, si partia më e madhe në Kosovë, e cila me tërë kapacitetet po angazhohet që Kosova ta marrë datën për liberalizim, përkundër faktit që kjo Qeveri po dërgon sinjale shumë negative në Bruksel”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Po ashtu, Haziri ka theksuar se perspektiva europiane e Kosovës është e paalternativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat