Me marsh kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqipfolëse

Aktuale

Me marsh kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqipfolëse

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 11:22
Pamje nga marshi

(E plotësuar) - Nga përfaqësues të shoqatës "Çamëria" të Kosovës, shoqatës patriotike të Shqipërisë, liderë të Luginës së Preshevës si dhe dhjetëra qytetarë u kërkua bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, duke mos lënë anash as trojet tjera shqiptare.

Marshi nisi nga Biblioteka Kombëtare, në krye me një flamur me mbishkrimin "Çamëria" dhe vazhdoi deri te sheshi "Skënderbeu", ku organizatorët mbajtën fjalime.

Kryetari i shoqatës "Çamëria", në Kosovë, Nexhmi Muçiqi, tha se sot kanë dalur për të treguar se populli shqiptar do bashkimin.

Ai po ashtu tha se këto shoqata nuk janë pjesë e ndonjë partie, me ç’rast edhe përshëndeti idenë e Presidentit Hashim Thaçit për bashkimin e Kosovës Lindore më Kosovën. 

Muçiqi: Politikanët shqiptarë nuk guxojnë të vulosin copëtimin e trojeve shqiptare

"Ju zotëri të nderuar nuk e keni marrë votën në asnjë mënyrë për t’i copëtuar trojet shqiptare dhe nuk guxojmë as të imagjinojmë se do të vulosnit copëtimin të padrejtë që na e bënë armiqtë tanë shekullor. Ne iu kemi votuar që të na udhëheqni në proceset e bashkimit. Mos u frikësoni vëllëzër të politikës shqiptare, merreni guximin dhe thuajuni troç edhe miqve tanë ndërkombëtar, sepse, duke iu thënë të vërtetën mbi tragjedinë që përjetoi kombi shqiptar, ju po e kryeni amanetin e nënave dhe baballarëve që na lindën, rritën, ushqyen e shkolluan me shumë mund”, ka thënë Muçiqi. Kurse Ismail Selmani, i njohur si komandant “ Mala”,  tha se shqiptarët janë popull autokton.

Selmani: Synojmë bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, jo vetëm Luginën 

"Shoqëria patriotike “Çamëria” në Kosovë bashkë më atë në Tiranë nuk është e interesuar t’i bashkojë vetëm Luginën e Preshevësm Medvegjën e Bujanovcin, por shoqata “Çamëria” në Kosovë në projektin e saj synon t’i bashkojë të gjitha trevat shiqptare, kudo ku flitet shqip kudo ku ka abetare shqip dhe ku ka gjithçka vetëm shqip”, ka thënë Selmani.

Kurse përfaqësuesi i Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa tha se për Luginën kjo është një ditë madhështore. Ai tha se ka ardhur momenti që Lugina të mos quhet Kosovë Lindore, por lindje e Kosovës.

Ai po ashtu kërkoi që të hiqet taksa 10 përqind për bizneset shqiptare në Luginë.

Mustafa: Është koha që ëndrra e Luginës të bëhet realitet 

"Mbështetja asocon në ribashkimin e Preshevëa, Medvegjës e Bujanocit me trungun e Republikës së Kosovës, aty ku e ka pasë vendin prej kohësh. Në këtë proces, në këtë fazë, në këtë kohë kur kaluan plot 29 vite kur Gjermania Lindore i bashkohet asaj perendimore,  së cilës i gëzohet shumë çdo gjerman në të dyja anët dhe zonja Merkel, jo më larg se vitin e kaluar ofrohet pranë një cope muri, Berlini i mbetur për histori, e puth dhe thotë ëndrrat u bënë realitet. Tani ëndrra e shqiptarëve të Kosovës Lindore, është momenti kohor të bëhet realitet”, ka thënë Mustafa.

Kurse kryetari i shoqatës patriotike "Çamëria" në Shqipëri, Driton Sejko tha se sot kanë ardhur t'i përkrahin banorët e Luginës. 

Sejko: Lugina rrezikon të bëhet Çamëria e dytë 

"Sot jemi mbledhur për të kërkuar bashkim kombëtar e për të përkrahur vëllëzërit tanë të Luginës. E kemi thënë se Lugina rrezikon të bëhet Çamëria e dytë nga politikat e shpopullimit që ndjek Beogradi. Por ne shqiptarët kudo që jemi, në Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Mal të Zi, Çamëri e në të gjitha trevat, rruga është vetëm një, të bashkohen shqiptarët në mes vetes e t’i shohin kufijtë si konvencionalë, t’i bëjmë ato të padukshëm e t’i bashkojmë shpirtërat dhe zemrat, ekonominë, arsimin, kulturën dhe gjuhën”, ka thënë Sejko.

Qytetarët marshuan me pankarta që përcollën mesazhe se Shqipëria, Kosova, Ilirida, Çamëria, Sanxhaku, Mërgata e Malësia janë me Luginën.

***

Shoqata Çamëria sot në Prishtinë ka organizuar “Marsh për Bashkim” të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Republikën e Kosovës. Shumë qytetarë janë grumbulluar para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë nga ku do të nis marshi protestues.

Protestuesit do të marshojnë nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të sheshit “Skënderbeu” përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat