Kërcënimet e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, reagon ministri Pal Lekaj - Bota Sot
Kërcënimet e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, reagon ministri Pal Lekaj

Aktuale

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Kërcënimet e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, reagon ministri Pal Lekaj

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 19:01
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar pas paralajmërimeve të Listës Serbe se do t’i bashkohen opozitës për të rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Lekaj ka thënë se Lista Serbe duhet të heq dorë nga “kërcënimet boshe” dhe se serbët ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se, siç thotë ai, janë qytetarë të Republikës së  Kosovës.

“Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnerëve të koalicionit. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ekzekutivi i Republikës së Kosovës merr vendime të pandikuara nga shtetet fqinje. Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar ndër tjerash ministri Lekaj, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë i Lekajt:

Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnerëve të koalicionit. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ekzekutivi i Republikës së Kosovës merr vendime të pandikuara nga shtetet fqinje. Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran.

Ne do të vazhdojmë të qeverisim me vendin pavarësisht se çdo javë po “bie qeveria” herë nga Lista Serbe e herë nga të tjerët. Nuk kemi frikë nga zgjedhjet ndonëse ato janë larg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test