Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, thotë tani është koha për një qeveri të dinjitetshme.
Sipas tij, është turp për ata që në emër të pushtetit, nëpërmjet “krushqive” me Listën Serbe, e kanë bërë faktor Beogradin.
Rugova përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se koha e kthesës së madhe, përcjell “Bota sot”.
Ja postimi i plotë:
Koha për një qeveri të dinjitetshme.
Qeveri me votat e atyre që e konsiderojnë Republikën e Kosovës atdhe të tyre.
Turp për ata që në emër të pushtetit, nëpërmjet krushqive me listën serbe, e kanë bërë faktor Beogradin.
Koha e kthesës së madhe!