Haradinaj: Sikur KFOR-i që është i organizuar jug-qendër-veri, ashtu edhe ushtria jonë

Aktuale

Haradinaj: Sikur KFOR-i që është i organizuar jug-qendër-veri, ashtu edhe ushtria jonë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 13:59
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se FSK-së nuk po i shtohen kompetencat, por po i ipet mandat i plotë. Ai mandat, sipas tij, është për mbrojtur gjithë Kosovën dhe nëse dikush nga ta nuk e bënë këtë gjë, shkel ligjin dhe Kushtetutën.

Haradinaj thotë se kur projektligjet për FSK-në të sillen n ë Kuvend për lexim të dytë do kalojnë si i ka hije. Nuk flet se kur do të ndodh kjo.

Tregon se Ushtria do të jetë e organizuar në jug-qendër-veri. Këtë të fundit e shpjegon se si do të ndodh.

Pavarësisht nacionalitetit që kanë pjesëtarët e FSK-së, Haradinaj thotë se do të duhet të mbrojnë Kosovën, në të kundërtën shkojnë në burg.

Haradinaj: Kanë mandat të ri, nuk u shtohen kompetencat

“Ju siguroj është dallim  i madh, kompetenca është kur ja rrit një element, ne po i japim mandat, një fjalë veç mandat, veç një fjalë është me mbrojt Kosovën, a e kuptoni dallimin. Është dallim, kompetencë për shembull mund të thuash ti... ..FSK përpara ka pas zjarrfikësit, ajo kjo.. ...edhe një sen po ja shton, nuk është ashtu. Kompetencë nuk ka të bëjë më, i ndërrohet mandati”, shpjegon Haradinaj.

Ai thotë se Ushtria e Kosovës do të jetë e organizuar me tri njëri.

Deklaron se nuk duhet diskutuar më nëse do kemi ushtrinë, siç e thotë ai, atë tashmë e kemi.

Haradinaj: Sikur KFOR-i jug-qendër-veri, ashtu edhe ushtria jonë

“FSK-ja ka edhe gardë ndërkombëtare, 20 për qind aktiv, tre për qind do të rrinë rezervë. E ka ushtrinë tokësore, tri njësi, pra tri forca, t’i quaj ashtu, e kam përmend edhe një në veriu edhe u mendua që po du me qu ushtrinë në veri, nuk është ashtu. Po qysh është KFOR-i i organizuar, jug-qendër-veri, edhe ushtria jonë është e organizuar  në tri rajone të përgjegjësisë, por jo që duhet ne me shku me sulmu veriun me ushtri, edhe po keqkuptohem në disa gjana. Por, si KFOR-i të njëjtën strukturë që ka sot, edhe e jona do të ketë, se ne kemi partneritet me KFOR-in edhe e përkrahim KFOR-in. Qysh e përkrahim në Pejë, në Gjakovë, qashtu do ta përkrahim në çdo pjesë të Kosovës. Edhe bazu në këtë pra ushtrinë e kemi, edhe nuk bëhet fjalë më a do ta kemi”, thotë Haradinaj për kp.

Pavarësisht nacionalitetit që kanë pjesëtarët e FSK-së, Haradinaj thotë se do të duhet të mbrojnë Kosovën, në të kundërtën shkojnë në burg.

Haradinaj: Nëse nuk e mbrojnë Kosovën shkojnë në burg

“I çmojmë shumë janë shumë të mirë, djem e vajza janë të gjitha komuniteteve. Mirëpo, tash ja kemi dhënë mandatin e forcës, me mbrojt vendin, pra me bo mos mi mbrojt ata, duhet me shku në burg atëherë se më Kushtetutë edhe ligj e kanë me mbrojt Kosovën, deri tash se kanë pas”, thotë ai .

I pyetur nëse projektligjet do të kalojnë për lexim të dytë deri më 28 nëntor, thotë se nuk duhet lidhur me data.

Haradinaj: Nuk dua ta lidh me ndonjë datë, janë procese qindra vjeçare

“Mund të ndodh në frymën e 28, por mund të jetë para 28, mund të jetë prapa 28-tit, mund të jetë në frymën e një date të çmuar, por nuk guxojmë me lidh me ndonjë datë, janë procese të qindra vjetëve që hera e parë në historinë tonë kemi ushtrinë kushtetuese tonën, edhe ta aprovume të dakordume prej aleatëve kryesorë të vendin tonë”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat