Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar iniciativën e Listës Serbe të cilët po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar në vitin e 2017, dhe ka shkruar se “ashtu siç nuk jemi bërë bashkë me Listën Serbe as për ta votuar Haradinajn, poashtu edhe nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe as për ta rrezuar atë”.
Postimi i plotë:
Ashtu siç ju patem paralejmëruar para një viti në seancën e Kuvendit të Kosovës, erdhi dita që njëri nga partnerët e koalicionit qeverisës - Lista Serbe po e kërkon rrezimin e Qeverisë Haradinaj.
Por, ashtu siç nuk jemi bërë bashkë me Listën Serbe as për ta votuar Haradinajn, poashtu edhe nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe as për ta rrezuar atë.
Qeveria Haradinaj vërtetë duhet të rrezohet, sa me shpejtë aq më mirë, por jo nga Lista Serbe pë shkak të taksës ndaj mallrave serbe por nga qytetarët e Kosoves dhe pozita për shkak se Qeveria Haradinaj është qeveri e paaftë, qeveri e skandaleve e mbi te gjitha nje qeveri e pa drejtë.
(Kjo video e 2017-tës dëshmon paralajmërimin dhe qëndrimin tonë të pa ndyeshueshem)