Haradinaj: Do ta shkarkojmë Thaçin, nëse i prek kufijtë e Kosovës - Bota Sot
Haradinaj: Do ta shkarkojmë Thaçin, nëse i prek kufijtë e Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Do ta shkarkojmë Thaçin, nëse i prek kufijtë e Kosovës

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 22:40
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, se rrezikon të shkarkohet nga posti i tij, nëse nënshkruan diçka që cenon integritetin territorial të vendit.

Haradinaj ka thënë se nëse Thaçi nënshkruan ndonjë marrëveshje me serbët, e cila cenon territorin e Kosovës, presidenti do të shkarkohet.

Haradinaj ka thënë se edhe partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të votonte për rrëzimin e Thaçit nga posti i tij, “nëse ai nënshkruan diçka që cenon territorin e Kosovës”.

Kryeministri ka thënë se e di shumë mirë se prekja e kufijve të vendit është skenar i Beogradit.

Ai ka thënë se serbët e kanë ftuar edhe atë që të bëhet pjesë e këtij skenari për ndarjen e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...