Sherifi: Para se të thirrej seanca është dashur që ligjet të emërohen dhe kërkesa të jetë më specifike - Bota Sot
Sherifi: Para se të thirrej seanca është dashur që ligjet të emërohen dhe kërkesa të jetë më specifike

Aktuale

Sherifi: Para se të thirrej seanca është dashur që ligjet të emërohen dhe kërkesa të jetë më specifike

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 10:56
Bilall Sherifi

Seanca e thirrur nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke u zhvilluar. Kryeministri Haradinaj ka kërkuar ditën e djeshme që të mbahet seanca në mënyrë që të votohet një pako e ligjeve që kanë të bëjnë me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe që lidhen ngushtë me liberalizimin e vizave.

Por seanca nuk po arrin të mbahet pasi ka mungesë kuorumi. I pari i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se kryeministri është dashur të lëshojë një letër ku kërkon thirrje të seancës pa u përfunduar ligjet në Komision, dhe pa qenë materiali i përfunduar.

“Kërkesa duhet të jetë më specifike dhe ligjet duhet të emërohen, pra unë kërkova dje edhe në Kryesi  që të jenë të tilla, të emëruara, por ju më kundërshtuar duke thënë se kryeministri ka të drejtë të thërrasë seancë dhe që është e nevojshme. Pra jo që dikush ka pas kundërshtim rreth mënyrës dhe përmbajtjes për seancë të jashtëzakonshme por kjo le të mbetet se s’është aq e rëndësishme. Nëse shpresoj se nuk do të më hidhërohen grupi i OJQ-ve ‘Demokracia në Veprim’ kjo seancë i ngjason pak asaj, pra është ftu seanca dhe tani nuk mund të ç’thirret edhe pse e kemi ditë se nuk do të mbahet”, ka thënë Sherii.

Sipas Sherifit nuk është dashur të shkohet deri tek ky ushtrim i domosdoshmërisë për t’u zbatuar mbajtja e seancës.

“Ka mund të shkëmbehet me letër pra të kërkoni ju si kryesi dhe si administratë edhe për një letër nga kryeministri, të kërkohet tërheqje. Pra kemi pas kërkesë të bëhet kërkesë për seancë në mënyrë që sot e nesër të kryejmë punën në Kryesi, në mënyrë që ligjet të kalojnë. Nuk është në rregull, pra keni mund të bëni një kontakt më të gjerë me kryeministrin, si kryesi dhe të mos bëhej “, ka përfunduar Sherifi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test