Partitë opozitare në Kosovë kritikojnë takimin e Thaçit me Putinin - Bota Sot
Partitë opozitare në Kosovë kritikojnë takimin e Thaçit me Putinin

Aktuale

Partitë opozitare në Kosovë kritikojnë takimin e Thaçit me Putinin

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:53
Pamje gjatë takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin (majtas).

Partia opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar të papranueshëm takimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ditë më parë në Paris.

Deputetja e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se presidenti Thaçi është duke provuar të zëvëndësojë aleatët e Kosovës në këtë rast Gjermaninë me Rusinë.

“Kemi paralajmëruar në vazhdimësi se Thaçi ka në plan të takohet edhe me Putinin pas takimit që kishte me kryeministrin Medvedev. Ekziston një tendencë e vazhdueshme e presidentit Thaçi për të zëvëndësuar aleatët, të zëvëndësojë Gjermaninë me një shtet siç është Rusia. Është skandal çfarë po bën ai si president i vendit. Po provon të krijojë mërrëdhënie të re me Rusinë dhe Serbinë” është shprehur ajo.

Partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se takimi është zhvilluar brenda detyrave kushtetuese të presidentit Thaçi megjithatë, sipas deputetit të kësaj partie Arben Gashi, tema e bisedës që mund të ketë zhvilluar presidenti përbën shkelje kushtetuese.

“Në parim është në kuadër të detyrave kushtetuese të presidentit të mbajë takime me përfaqësues të jashtëm, çështja është çka është diskutuar dhe a është diskutuar çështja e territorit të Kosovës, nëse është diskutuar çështja e territorit të Kosovës atëherë është shkelje e saj” ka thënë Gashi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar të hënën se gjatë qëndrimit në Paris është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se takimi me Putinin është përqendruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të obligueshme.

"Për këtë çështje, Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë", tha Thaçi në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test