Ministria e Inovacionit me moton “Digital Kosovo” në Berlin - Bota Sot
Ministria e Inovacionit me moton “Digital Kosovo” në Berlin

Aktuale

Ministria e Inovacionit me moton “Digital Kosovo” në Berlin

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:23
“Digital Kosovo”

Me moton “Digital Kosovo”, Kosova po prezantohet në Simpoziumin e 53-të të Asociacionit për Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME) më 14-16 nëntor në Berlin të Gjermanisë.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së bashku me GIZ kanë financuar pjesëmarrjen në këtë simpozium të delegacionit nga Kosova që përbëhet nga 5 firma anëtare të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK), 5 Start-Upe të Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK), 5 firma anëtare të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, si dhe 6 përfaqësues institucionalë.

Synimi i pjesëmarrjes së delegacionit kosovar në këtë ngjarje është ndërkombëtarizimi dhe promovimi i ekonomisë kosovare si dhe informimi i firmave anëtare të BME me potencialin ekonomik që ka Kosova, në veçanti në sektorin e TIK-ut.

Pjesëmarrja në këtë simpozium gjithashtu do të shërbejë për të ndërtuar ura lidhëse ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre gjermane, për rrjetëzim dhe për të thelluar njohuritë rreth trendeve të fundit në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit në Gjermani.

Simpoziumi treditor i BME-së në Berlin,  është një ndër ngjarjet më të mëdha të blerësve dhe profesionistëve të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit në Evropë.

Një rrjet i madh me 2.000 pjesëmarrës, rreth 100 ekspozues dhe rreth 130 folës të niveli të lartë japin inputet e tyre rreth së ardhmes në zinxhirin e furnizimit. 70% të pjesëmarrësve janë drejtues të kompanive, apo në rangun e dytë të vendimmarrjes në kompani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test