Pa Ligjin mbi Spastrimin e Figurave në Sistemin e Drejtësisë dhe në Politikë, sistemi i drejtësisë nuk do të pastrohet”

Aktuale

Pa Ligjin mbi Spastrimin e Figurave në Sistemin e Drejtësisë dhe në Politikë, sistemi i drejtësisë nuk do të pastrohet”

Nga: D. B. Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 17:51
Berim Burjani

Sistemi i drejtësisë në Kosovë mund të spastrohet nga korrupsioni, krimi dhe sistemi i kaluar vetëm me Vetting, pasi ky mekanizëm juridik është i domosdoshëm. 

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se pa nxjerrë Ligjin mbi Spastrimin e Figurave në Sistemin e Drejtësisë dhe në Politikë në Administratë dhe në Polici, kurrë sistemi juridiko-politik nuk do të ndërtohet në bazë të ligjit.

Sipas tij, të gjithë ata që vijnë nga ish sistemi dhe që kanë qenë në shërbim kanë kryer veprimtari antiligjore.

“Duhet doemos të largohen njerëzit që kanë pasuri dhe të cilën nuk mund të arsyetojnë me të ardhurat që i kanë. Natyrisht se ata deklarojnë forma e mënyra të ndryshme se gjoja e kanë fituar atë. Ka raste kur thirren në ndihma nga të afërmit dhe nga populli por, kjo nuk është një fakt që duhet pranuar. Nuk ka mundësi që çdo politikanë prokuror e udhëheqës në polici, gjyqtarë etj., të kenë ndihma të tilla. Kështu është edhe tek mafia ekonomike nëpër firma, ku kemi tërësisht një çrregullim me organet e financave, dhe të njëjtit nuk paguajnë tatim dhe taksa adekuate. Po ashtu kemi edhe raste, kur punëtoret shfrytëzohen nëpër masa të gjera skllavëruese”, ka thënë Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat