Faton Abdullahu për takimin Thaçi-Putin: Sllallom i frikshëm gjeopolitik - Bota Sot
Faton Abdullahu për takimin Thaçi-Putin: Sllallom i frikshëm gjeopolitik

Aktuale

Faton Abdullahu për takimin Thaçi-Putin: Sllallom i frikshëm gjeopolitik

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 19:56
Faton Abdullahu

Këshilltari i ish kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, e konsideron të rrezikshëm takimin në mes të presidentit Hashim Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai tha se ky ndryshim gjeopolitik nuk do t’i sjellë përfitime Kosovës.

“Unë konsideroj se ky takim është më shumë se një foto dhe një takim i shkurtër. Në qoftë se kemi parasysh se çfarë po bën presidenti aktual, është diçka e trishtueshme. Është një zhvendosje e frikshme se ku po kërkon ndihmë presidenti dhe çfarë kompensimi do të bëjë”.

“Kjo lëvizje është brengosëse dhe duhet të ndalet. Duhet gjetur forma dhe mënyra që ai te ndalet të mos e vazhdojë tutje një sllallom të tillë”.

Abdullahu në Info Magazine tha se qëndrimi i Moskës zyrtare mbetet i njëjtë, nuk ka ndonjë ndryshim pas takimit.

“Nuk besoj se ka ndryshime të çfarëdo natyre, qoftë edhe në politikën e Moskës, se një takim i tillë do të sjellë të mira në të ardhmen tonë apo në procesin e dialogut. Nuk e shoh se qasja ka ndryshuar”.

Ai gjithashtu vlerësoi se Rusia duhet të qëndrojë larg Ballkanit, e sipas tij, presidenti po e bën të kundërtën.

“Projekti për korrigjimin e kufijve është si t’ia shtrojmë tepihun e kuq presidentit Vladimir Putin të vije në Ballkan madje edhe në Prishtinë. Ky projekt jo vetëm në Ballkan, mirëpo ka ndodhur edhe në Gjeorgji  edhe në Ukraine po nga ky Putin”.

“Është e trishtueshme si mund të kërkosh ndihmë prej Rusisë. Duhet të mos takohesh me Putinin në asnjë mënyrë. Ajo çka po kërkon Rusia është t’i ndihmojë Serbisë të marrë tokë nga Kosova”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test