Zjarrfikësit kërkojnë pagat e njëjta si Policia dhe FSK - Bota Sot
Zjarrfikësit kërkojnë pagat e njëjta si Policia dhe FSK

Aktuale

Zjarrfikësit kërkojnë pagat e njëjta si Policia dhe FSK

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 12:17
Zjarrfikësit

Zjarrfikësit e Kosovës kanë dal sot në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës Muharrem Beka tha se ata nuk do të ndalen përderisa nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Ai tha se zjarr fiksit po i mashtrojnë, duke manovruar, siç thotë ai herë në qeverisje lokale e herë në atë qeveritare.

Beka tha se  koeficienti më  i vogël i pagave është për zjarrfikësit.

Nënkryetarja, e BSBK-së, Leonora Lokaj, theksoi se përkujdesja institucionale mungon, nuk ka nivelim të pagave me institucionet tjera.

Zjarrfikësit kërkojnë që ata të trajtohen njëjtë si Policia dhe FSK.

Pas përfundimit të protestës një delegacion i zjarrëfiksve është ftuar në takim me kryeministrin Ramush Haradinaj për në orën 13:00.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...