Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar se sot kanë filluar muajin e anëtarësimeve të reja në partinë të cilën ai e drejton, përcjell “Bota sot”.
Kurti thotë se kjo do të vazhdojë deri më 15 dhjetor, ndërsa bën të ditur se zyra e qendrës në Prishtinë nuk po i zë anëtarësimet e reja, andaj ata po i mirëpresin në selinë qëndrore të Vetëvendosjes.
Postimi i plotë:
Sot filluam muajin e anëtarësimeve të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, që do të vazhdojë deri në 15 dhjetor, si fushatë për zgjerimin intensiv. Mbi 40 anëtarë të rinj u shtuan në radhët e Lëvizjes në Prishtinë. Zyra e Qendrës sonë në Prishtinë nuk i nxë kaq shumë veta, andaj bashkë me kryetarin e Qendrës, z. Arben Vitia, i mirëpritëm anëtarët e rinj në selinë qendrore të VETËVENDOSJE!-s.
Këto anëtarësime janë rezultat i punës së mirë të strukturave tona, sepse një aktivist i mirë është ai që afron shumë anëtarë të rinj.