Haradinaj: ShBA dhe NATO janë sinonime të paqes në Kosovë - Bota Sot
Haradinaj: ShBA dhe NATO janë sinonime të paqes në Kosovë

Aktuale

Haradinaj: ShBA dhe NATO janë sinonime të paqes në Kosovë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 13:37
Në Kampin “Bondsteel”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ShBA, NATO, KFOR dhe “Bondsteel” janë sinonime të paqes e sigurisë në Kosovë dhe do të jenë përherë të mirëpritura në vendin tonë.

Ai pasi ka marrë pjesë në ndërrimin e komandës në Kampin “Bondsteel”, nga Koloneli Nick Duchic tek Kolonel Roy Macaraeg, ka shkruar në facebook, me kolonelin Nick Duchic, kishte bashkëpunim të shkëlqyer dhe e ka nderuar me “Hartën e Artë të Kosovës”, për punën e tij të suksseshme në shërbim të stabilitetit dhe paqes, si dhe kontributin e madh në gjithpërfshirjen e institucioneve tona në këtë mision.

“Kolonelit Macaraeg, mirëseardhje në vendin tonë, në shtëpinë e tij të dytë! Të bekuar që kishim përkrah ushtrinë amerikane në çdo kohë”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test