Kosova dhe Serbia nesër “luftë” për Interpol, ja në sa ora merret vendimi për anëtarësim

Aktuale

Kosova dhe Serbia nesër “luftë” për Interpol, ja në sa ora merret vendimi për anëtarësim

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 11:32
Pamje nga punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai

Kanë mbetur vetëm edhe 24 orë kur Kosova do ta marrë përgjigjen definitve mbi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL. Përfaqësuesit e MPJ dhe Qeverise tashmë janë shprehur të vendosur se kjo përgjigje e vendeve anëtare të INTERPOL-it do të jetë pozitive për Kosovën. Këtu në Dubai vazhdon “lufta” e lobimit.

Ministri Behgjet Pacolli është i vetmi personalitet nga Kosova këtu në Dubai, i cili po zhvillon një aktivitet të dendur politik dhe diplomatik me vendet anëtare të Interpolit. Nga ana tjetër, edhe Serbia me delegacionin e saj është aktiv, sa që ka pasur debat të nxehta me sekretarin e përgjithshëm të Interpolit rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë botërore, të cilëet duket se i ka kapluar frika.

Kosova dje ka  fituar një beteje ndaj Serbisë. Është një hap më afër Interpolit

Siç kemi raportuar dje, ra rënë poshtë kërkesa e Serbisë që Kosova të eliminohet nga votimi. Do përkujtuar se anëtare të Interpolit janë 192 vende. Kurse me të drejtë vote 172. Pro votimit i thaë 90 vende nga 134. Kështu Kosova ka marrë dritën jeshile nga shumica e vendeve anëtare te Interpolit që më 20 nëntor të votohet pro pranimit të saj në këtë organizatë botëror.

Pavarësisht kësaj, ata thonë se Serbia nuk po rresht së lobuari kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, shkruan “Presheva jonë”.

Gjatë ditës së nesërme (të martën) pritet që në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it të votohet mbi kërkesën e Kosovës për t’u bërë pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare.

Me këtë rast, pas votimit nga shtetet anëtare do të bëhet e ditur përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtari i 193-të i INTERPOL-it ose jo.

Dje, kur edhe ka nisur punimet kjo Asamble, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë shprehur të sigurt se Kosova do ta marrë lajmin e shumëpritur gjatë ditës së nesërme.

Se Kosova do të bëhet pjesë e INTERPOL-it janë shprehur optimistë edhe njohës të sigurisë e përfaqësues të partive opozitare, megjithëse sipas këtyre të fundit institucionet e Kosovës nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim.

Burime brenda MPJ-së, Kosova bashkë me shtetet mike, siç janë SHBA, Gjermania, Turqia dhe të tjera ka arritur të sigurojë rreth 10 vota më tepër sesa numri minimal i votave që duhen për anëtarësim. Punimet e Asamblesë së Përgjithshme në Interpolit në Duba, po i ndjek edhe një delegacion nga Shqipëria, të prirë nga ambasadori shqiptar në Dubai Ermal Dredha i shoqëruar nga Ardi Veliu, drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit dhe Amdi Likas, drejtor i Interpolit shqiptar.

Do përkujtuar se Sesioni i 87 i Asamblesë së Përgjithshme e Interpolit në Dubai, po ndiqet nga mbi 1,000 përfaqësues zyrtarë nga 173 vende.

Konferenca katër-ditore gjithashtu do të diskutojë kërkesat e Kiribatit dhe Vanuatit, të cilët janë anëtarë të OKB-së dhe Kosovë për pranimin në anëtarësimin e Interpolit.

Vendimi për Kosovën do të merret në orën 10:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat