Veseli niset për Bruksel, kërkon mbështetjen e Belgjikës për liberalizimin e vizave

Aktuale

Veseli niset për Bruksel, kërkon mbështetjen e Belgjikës për liberalizimin e vizave

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 16:19
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të zhvillojë vizitë zyrtare dhe do pritet nga autoritetet e shtetit të Belgjikës.

Gjatë kësaj vizite, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takim të posaçëm nga homologia e tij, kryetarja e Senatit të Belgjikës, Christine Defraigne.

Kryeparlamentari Veseli po ashtu do të ketë takime edhe me eurodeputetë të Parlamentit Evropian, me të cilët do të diskutojë për proceset integruese të Kosovës, me theks të veçant për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. 

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takim edhe nga Grupin Ndër-parlamentar i Miqësisë Belgjikë- Kosovë, ndërsa do të ketë takime të ndara edhe me Dirk Van der Maelen, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe me Siegrfied Bracke, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat