Përmes një kumtese për medie, Partia Socialdemokrate ka shprehur zhgënjimin e saj për mosmbështetjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol, sot në Dubai.
Ajo ka thënë se bllokimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol i shërben fuqizimit të krimit dhe përkeqëson sigurinë rajonale e globale.
Sipas PSD-ës. fushata agresive e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol dëshmon dështimin e dialogut të deritanishëm midis Kosovës dhe Serbisë. Ngjarja e sotme duhet të shërbejë si leksion për pushtetin, që të bashkërendohet me opozitën, për ta rikonfiguruar sa më parë dialogun me Serbinë. Dialogu i drejtuar nga Presidenti Thaçi po e bën Serbinë çdo ditë e më shumë agresive kundrejt Kosovës.
Në fund Partia Socialdemokrate ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie nga Qeveria dhe Ministria e Jashtme e Kosovës lidhur me dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.