Çitaku: Fitorja e djelmoshave tanë, nuk e kompenzon dështimin tim dhe të kolegëve të mi - Bota Sot
Çitaku: Fitorja e djelmoshave tanë, nuk e kompenzon dështimin tim dhe të kolegëve të mi

Aktuale

Çitaku: Fitorja e djelmoshave tanë, nuk e kompenzon dështimin tim dhe të kolegëve të mi

Nga: N.H Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 22:26
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një statusi në llogarinë e saj Facebook është shprehur se ndjehet e lumtur dhe krenare me lojën fantastike të Kosovës.

Ambasadorja nuk ka lënë pa përmendur as dështimin e Kosovës në Interpol, teksa ka thënë se disfatën e mëngjesit, djemtë e Kosovës e bën me lot gëzimi.

Ja është postimi i plotë i Çitakut:

Ndoshta më mirë sonte ne që jemi në diplomaci mos me folë hiç. Në fakt, u mata shumë mos me shkru. Po su durova.

Qe po e them : Faleminderit o djem. Një popull të ngrysun nga disfata e mëngjesit e bëtë me lot gëzimi.

Sigurisht, kjo fitore nuk e kompenzon dështimin tim dhe të kolegëve të mi. Po një leksion të mirë na e dhatë, na mësuat si bëhet ekipi. Si luftohet për fitore. Na mësuat se kthimi është i mundshëm edhe pas humbjes.

Faleminderit, përulësisht. Fadilin e keni ba krenarë sot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test