Senatorja amerikane njoftohet për kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Aktuale

Senatorja amerikane njoftohet për kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 12:52
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, në Halifaks ka zhvilluar një takim me senatoren amerikane Jeanne Shaheen

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, në Halifaks ka zhvilluar një takim me senatoren amerikane, njëherësh anëtare e Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura, Jeanne Shaheen.

Ministri Berisha e njohu senatoren Shaheen për procesin e  tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritanishme dhe sfidat e këtij procesi.

“Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i  kanë shprehur shqetësimin e tyre senatores Shaheen lidhur me fushatën kërcënuese që po u bëhet nga jashtë  pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët po dekurajohen që të shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, bëhet e ditur përmes kumtesës për media

Në fund të takimit, ministri  Berisha e ka siguruar senatoren se FSK –ja do të mbetet forcë e besueshme, e përkushtuar dhe e gatshme në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat