Thaçi tregon pse ishte në takim te ambasadori britanik: “Në drekë, veç për qejf”

Aktuale

Thaçi tregon pse ishte në takim te ambasadori britanik: “Në drekë, veç për qejf”

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 23:17
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi sot ka qëndruar në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ku është takuar me ambasadorin Ruairi O’Connell.

Pas përfundimit të takimit në rezidencën e ambasadorit britanik, kur është pyetur për arsyen e kësaj vizite, Thaçi e dha këtë përgjigje:

“Për drekë, veç për qejf”, tha ai.

 Më shumë se kaq nuk foli, e as nuk sqaroi nëse një takim sikurse me britanikun e më kolegë të këtij të fundit e pati me herët gjatë ditës.

Gjatë takimit me ambasadorin britanik, preidenti Thaçi është shoqëruar nga dy këshilltarët e tij, Blerim Shala dhe Ardian Arifaj.

As nga Ambasada britanike nuk dhanë shumë detaje rreth kësaj vizite të Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat