Njeriu që u përball me Millosheviqin tregon dy kauzat që Thaçi e Haradinaj i vodhën nga Albin Kurti

Aktuale

Njeriu që u përball me Millosheviqin tregon dy kauzat që Thaçi e Haradinaj i vodhën nga Albin Kurti

Nga: P.R Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 07:39
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti / Foto ilustrim Bota sot

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, i cili ka qenë si dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviq, përmes një postimi në facebook ka treguar dy kauzat e Albin Kurtit, të cilat sipas tij ia vodhën Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

“Ju them sinqerisht se për një punë po më dhembset Albini. Disi i pafat. Kauzën e Bashkimit kombëtar ia vjedhi Hashimi. Kauzën e bojkotit të mallërave serbe ia vjedhi Ramushi. Është vështirë kur kah të sillesh të dalin hajdutë. Asi hajdutësh që s’kanë ide për kurrgjë, pos që vjedhin idetë e huaja dhe s’kanë aftësi me i çu përpara”, shkruan Loshi, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Ju them sinqerisht se për një punë po më dhembset Albini. Disi i pafat. Kauzën e Bashkimit kombëtar ia vjedhi Hashimi. Kauzën e bojkotit të mallërave serbe ia vjedhi Ramushi. Është vështirë kur kah të sillesh të dalin hajdutë. Asi hajdutësh që s’kanë ide për kurrgjë, pos që vjedhin idetë e huaja dhe s’kanë aftësi me i çu përpara, pos 
me i bastardhu, 
me i plandosë, 
me i përdhosë,
me i groposë 
e me i varrosë. 
Veç pritni se senit falls shumë shpejt i del boja. Kollaj asht 
me marr turr, 
me u nxe
E pastaj me u rrexu 
e me u mundu me fitu 
me shpinë për toke. 
Ose me luajt fituesin!
Ramushin veç e kemi parë se si e ka ngritë dhe pastaj si e ka vorrosë kauzën e Demarkacionit me Malin e Zi! Se si ka ra me shpinë për toke dhe se si është shkarravitur duke lujatur fituesin. Pa fije turpi, pa asnjë pikë yndyrë në sy. 
Cka është e huaja e jotja nuk bëhet. Çka është e Albinit nuk bëhet e Ramushit, as e Hashimit. Mund të bëhet vetëm e popullit dhe e askujt tjjetër. Palaçot palaço mbeten! 
P.S. Ky status mbështet të vërtetën, si gjithmonë. Por mos u mashtroni se u bëra albinist! Albini duhet të çirohet prej demagogjisë si molla lalçe prej lëkurës së vet! Dhe unë po përpiqem t’i japë kurajo për ta bërë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat