Arrestimet në veri, urdhër nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Aktuale

Arrestimet në veri, urdhër nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 08:02
Forcat ROSU

Në orët e para të mëngjesit, në veriun e Mitrovicës janë lëshuar alarmet. Media merr vesh se janë arrestuar ish-polici Dragisha Markoviq dhe Sasha Curciq, për shkak se dyshohen se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Burime thonë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër për arrestimin e dy personave, ish-policit të Kosovës Dragisha Markoviq dhe Sasha Curciq, për shkak se dyshohen se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Arrestimin e këtyre dyve e ka konfirmuar edhe Goran Rakic.

Sipas disa videove që janë dërguar në adresë të medias, dëgjohet se pjesa veriore e Mitrovicës ka lëshuar alarmin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat