Anëtari i VV-së pyet: A e ndihmoi Haradinaj Radojiqiqin që të ikë?

Aktuale

Anëtari i VV-së pyet: A e ndihmoi Haradinaj Radojiqiqin që të ikë?

Nga: N.H Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 10:23
Millan Radojiçiq dhe Ramush Haradinaj

Raportohet se Millan Radojiçiq, një nga figurat kryesore të komunitetit serb në veri, i portretizuar si kriminel, ka arritur që të ikë nga Policia e Kosovës.

Lidhur me ketë, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti ka pyetur se kush ia mundësoi ikjen Milan Radojiçiqit nga policia.

Ai në një postim në Facebook, ka ngritur hipoteza se mos kryeministri Haradinaj i ka ndihmuar Radojiçiqit që të ikë nga arresti, përcjell “Bota sot”.

“A thua kush ia mundësoi ikjen Milan Radojiçiqit nga policia? Mos ndoshta shoku i tij në Prishtinë të cilin e takoi para disa muajsh?”, ka pyetur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Vadrin Ahmeti.

Ndryshe, forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU kanë arrestuar sot në Mitrovicë katër persona, siç raportohet, në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ka ndodhur më 16 janar të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat