Serbia hakmerret: Bllokon rrugët për të gjitha mallrat europiane që vijnë në Kosovë

Aktuale

Serbia hakmerret: Bllokon rrugët për të gjitha mallrat europiane që vijnë në Kosovë

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Serbia ka marrë vendim që të gjitha mallërat evropiane që kanë destinacion Kosovën dhe anasjelltas të mos lejohen të qarkullojnë rrugëve të saj.

Vendimi ka hyrë në  fuqi në ora 00:00, të mëngjesit të sotëm.

Biznesmen nga Kosova kanë treguar se kamionët me mallra që kanë destinacion Kosovën nuk po lejohen të futen nga Kroacia dhe Hungaria në Serbi.

“Radhë të gjata kamionësh janë krijuar në kufi të këtyre dy shteteve”, ka treguar një tregtar.

Insajderi ka kontaktuar zëdhënësen e qeverisë Donjeta Gashi, e cila ka deklaruar se zyrtarisht nuk kanë ndonjë informatë se mallrat evropaiane që kanë destinacion Kosovën janë bllokuar nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat