Nitaj i reagon ministrit shqiptar për taksën ndaj produkteve serbe

Aktuale

Nitaj i reagon ministrit shqiptar për taksën ndaj produkteve serbe

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 15:42
Muharrem Nitaj

Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit Shqiptar të Financave, Arben Ahmetit, i cili tha se “taksa e Qeverisë së Kosovës për produketet serbe, nuk është e shëndeteshme”, duke e porositur atë që të kujdeset për “shëndetin” e Qeverisë së tij.

Nitaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në vend që Ahmeti të kërkojë sqarime për agresisionin ekonomik e politik të Serbisë ndaj Kosovës, ai ka premtuar lehtësira për importet nga Serbia.

Derisa e ka porositur atë që të kujdeset për “shëndetin” e Qeverisë së tij

Ky është postimi i plotë i tij:

Një taksë edhe për Ministrin shqiptar Ahmetaj, aman!

Ministri shqiptar i financave, Arben Ahmetaj, paska deklaruar se taksa e Qeverisë së Kosovës për produketet serbe, nuk qenka e shëndetshme!

E porosis Ministrin Ahmetaj të kujdeset për shëndetin e Qeverisë së tij dhe hiç mos ta ketë gajle shëndetin tonë!

Ai në vend që ministrit serb të financave t’i kërkojë sqarime për agresionin ekonomik e politik të Serbisë ndaj Kosovës, paska premtuar lehtësira për importet nga Serbia!

S’ka problem, veç dushk për gogla mos na shitni!

Këtij farë ministri i paska ngelur sahati në kohën e  “vellëzërve kinezë e miqëve kosovarë”!

MN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat