Mërgimtari i kërkon Haradinajt që Rada Trajkoviqin ta bëj ambasadore në Suedi - Bota Sot
Mërgimtari i kërkon Haradinajt që Rada Trajkoviqin ta bëj ambasadore në Suedi

Aktuale

Mërgimtari i kërkon Haradinajt që Rada Trajkoviqin ta bëj ambasadore në Suedi

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 23:31
Rada Trajkoviq

Aktivisti nga diaspora Astrit Gashi i ka bërë thirrje publike kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, duke e lutur që ambasadore të Kosovës në Suedi ta caktoj politikanen serbe, Rada Trajkoviq.

Motiv për këtë, sipas tij, është sepse shumica e shoqatave në këtë shtet udhëhiqen nga ish-spiunë, policë e zyrtarë të ish-Jugosllavisë, të cilët sipas tij, strehimin politik e kanë fituar duke thënë se u rrezikohet jeta nga shqiptarët.

Lexoni të plotë thirrjen e tij:

Shume i nderuar Ramush Haradinaj e di qe nuk eshte ne kompetence tuaj por ju lutem qe Rada Trajkoviqin te sjellni ambasadore ne Suedi.

Motivacion: Shumica e unioneve te shoqatave shqiptare udhehiqen nga ish shpiune, police, zyrtar te sigurimit te ish Jugosllavise. Ata strehimin politik e kane fituar duke thane se ju rrezikojet jeta nga shqiptaret !

Sot ne qeverine tuaj shumicen i keni njerz te ish sistemit. Sot disa komandate te cilet ne lufte i humben te gjitha betejat ne qeverine tuaj vetem edhe bijat e Malisheves i kane punsuar ne administraten e shtetit!

Diaspora shqiptare ne Suedi eshte me se miri e integruar ne sistemin sudez, qe nga parlamenti, teater, sport , shendetsi jane drejtues shqiptar. Mirëpo ministri juaj i jashtem ka kshilltar dhe shoke te buznesit te cilet ne Suedi njihen si shkeles te ligjit!

Ministrite qe ju drejtoni mbeshtesin aktivitete te kultures, mirëpo te gjitha shoqatat ketu marrin se paku 30 mije euro per aktivitete nga shteti suedez, para qe ju i destinoni per keta matrapaz ata i vjedhin per gjepa te tyre! Kriminister kontrolloj punet e pista qe bejne karvani i zevendsministrave… andaj Rada Trajkoviq do te ishe personi me adekuat per Suedine.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...