Ragmi Mustafa: I zhgënjyer që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk përfshinë asgjë për Luginën e Preshevës

Aktuale

Ragmi Mustafa: I zhgënjyer që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk përfshinë asgjë për Luginën e Preshevës

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 15:47
Ragmi Mustafa

Kryetari i këshillit kombëtar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se është i zhgënjyer me Qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi që sipas tij, në mbledhjen e përbashkët të Pejës, ato nuk përfshinë asgjë për Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se përderisa Lugina e Preshevës vazhdon të diskriminohet në të gjitha fushat nga Serbia, mbështetja e sotme e Prishtinës dhe Tiranës është jetike për shqiptarët në Serbi.

“Qeverisja e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Modeli i bashkërendimit dhe bashkëveprimit të Këshillave Kombëtare Hungareze dhe Kroate me Budapestin dhe Zagrebin zyrtar, janë një shembull i mirë që mund të na shërbejë edhe neve në të ardhmen”.

Këtu mund ta lexoni shkrimin e plotë të cilin Mustafa e ka postuar në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat