Arsyet e dorëheqjeve të kryetarëve të komunave veriore

Aktuale

Arsyet e dorëheqjeve të kryetarëve të komunave veriore

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:42
Mitrovicë

Taksa 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës si dhe “vendimet diskiriminuese” të Kosovës ndaj popullatës serbe, janë nga arsyet e renditura për dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore.

Po ashtu ndër arsyet për dorëheqjet e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zubin-Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, është thënë se është edhe “tentim vrasja” e të shumë kërkuarit Milan Radoiçiqit. Dejcan Gureshic, kryesues i kuvendit komunal të mitrovicës së veriut pas seancës së jashtëzakonshme, sot para mediave tha se pushojnë të gjitha lidhjet me institucionet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat