Apeli e kthen në rivendosje rastin e Lekajt për keqpërdorim pozite, vërteton hedhjen e akuzës për përvetësim

Aktuale

Apeli e kthen në rivendosje rastin e Lekajt për keqpërdorim pozite, vërteton hedhjen e akuzës për përvetësim

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:34
Pal Lekaj

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur lidhur me ankesat e Prokurorisë Speciale dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 16.07.2018, në rastin e të akuzuarve ish-kryetarit të Gjakovës Pal Lekaj, dhe gjashtë të akuzuarve të tjerë, zyrtarëve I.I.,P.S.,B.S.,T.M., dhe D.Th.

Pjesa më anë të secilës është hedhur aktakuza e Prokurorisë Speciale dhe është pushuar procedura penale, ndaj të akuzuarve në fjalë,  për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi: “Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” nga neni 340 i KPK-së, është vërtetuar. 

Ndërsa pjesa më anë të secilës është vërtetuar aktakuza e prokurorisë  për  veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar” nga neni 422 lidhur me nenin 31 të KPK-së, për personat e lartcekur si dhe “Mashtrim  me subvencione”  nga neni 262 dhe “Shmangie nga tatimi”  nga neni 249,  për të akuzuarin V.H.  është anuluar nga ana e kësaj gjykate dhe kthyer në rivendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat