Ndalohen 9 kamionë me Coca-Cola në Merdare, dogana tregon arsyet

Aktuale

Ndalohen 9 kamionë me Coca-Cola në Merdare, dogana tregon arsyet

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Nëntë kamionë me pije të brendit ndërkombëtar “Coca Cola”, janë ndaluar në Merdare që nga data 23 nëntor.

Të njëjtit nuk arritën deri në destinacionin e tyre kryesor, ngase në dokumentacionin e tyre nuk u shkruan “Republika  e Kosovës”.

Sipas raportimit të Radio Televizionit Serb, kamionët nuk janë lejuar të kalojnë pa i ndryshuar dokumentet ose pa paguar taksën prej 100 për qind.

E në lidhje me këtë, për ka folur zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë se ndalimi i kamionëve që bartnin këto pije, është bërë me një arsye.

“Nëse ka ndodhur ndalimi, ka ndodhur për një arsye. Ka mundur të jetë për shkak që ato nuk e kanë dokumentacionin në rregull dhe natyrisht që ndalohen”, ka thënë Stavileci. 

Kujtojmë, se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe, përjashton nga kjo pagesë shtesë brendet ndërkombëtare.

Pikërisht për vendimin e Qeverisë, katër kryetarët e komunave me shumicë serbe, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë dhënë sot dorëheqje nga postet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat