Pacolli në Vlorë, do të nderohet me titullin “Doctor Honoris causa”

Aktuale

Pacolli në Vlorë, do të nderohet me titullin “Doctor Honoris causa”

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:38
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë në Vlorë për të marrë pjesë në aktivitetet shtetërore dhe mbarëshqiptare të organizuara atje, me ftesë të autoriteteve të vendit.

Po në këtë ditë, kryediplomati kosovar, Pacolli, do të nderohet, gjithashtu me titullin akademik, “Doctor Honoris causa” nga Universiteti “Ismail Qemali”, i Vlorës në një ceremoni, që do të zhvillohet në mesditë dhe me praninë e autoriteteve më të larta shtetërore, akademike të Shqipërisë dhe të rajonit të Vlorës.

Titulli i jepet si vlerësim i kontributit të tij me propozime dhe veprime në favor të forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, kontribut që nxit mendimin shkencor kombëtar në këtë drejtim

Universiteti i Vlorës, me katër fakultete dhe mbi 10 mijë studentë, i ka fillesat e veta në Shkollën Normale të saj, krijuar në 1919.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, Pacolli do të vendosë lule në varrin e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali dhe do të nderojë flamurin kombëtar së bashku me krerët më të lartë të shtetit dhe autoritet vendore në ceremoninë e posaçme të 28 Nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat