Deklaratat e Ramës në Kosovë, ambasadorja e Merkelit: Ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje

Aktuale

Deklaratat e Ramës në Kosovë, ambasadorja e Merkelit: Ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:38
Susanne Schütz

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama nga Kosova për Serbinë dhe Bashkimin Evropian reagoi edhe ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz. Rama gjatë vizitës në Kosovë tha se BE po shfaqet me dy fytyra ndaj Kosovës, ndërsa nga ana tjetër, sipas tij, Brukseli po përkëdhel Beogradin.

Ndërsa ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz, nga Korça ku ishte e pranishme në një vizitë dhe takim me kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë dialogun me njëra-tjetrën në mënyrë që t’i hapin rrugë integrimit.

“Ne kemi thënë si Gjermani që 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE, kjo vlen edhe për Kosovën e Serbinë por është e rëndësishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen.

 Qeveria federale gjermane dhe vetë Kancelarja gjermane ka thënë që një ndryshim i kufijve nuk do të çonte në një zgjidhje.“-u shpreh ambasadorja gjermane Schütz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat