Haradinaj: Falë NATO-s, Kosova është shtëpi e sigurt - Bota Sot
Haradinaj: Falë NATO-s, Kosova është shtëpi e sigurt

Aktuale

Haradinaj: Falë NATO-s, Kosova është shtëpi e sigurt

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:08
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj,

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se falë NATO-s, Kosova është një shtëpi e sigurt e të gjithëve pa dallim.

Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë  e ndërrimit të komandës së KFOR-it, nga komandanti i deritanishëm, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, te Gjeneral Major Lorenzo D’Addario,

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Liria jonë është vlera kulmore që e arritëm së bashku me aleatët tanë. Falë NATO-s, Kosova është shtëpi e sigurt e të gjithëve pa dallim. I nderuar të isha pjesëmarrës në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, nga komandanti i deritanishëm, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, te Gjeneral Major Lorenzo D’Addario. Mirënjohje të gjitha kombeve që ishin dhe vazhdojnë të jenë pjesë e KFOR-it, që u kujdesën për 19 vjet me radhë për një mjedis të qetë dhe të sigurt për qytetarët tanë. Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës do të jenë partnerë të vazhdueshëm dhe të besueshëm të KFOR-it në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë.

RH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...