Pacolli: Rreziku nuk po na vie aq shumë nga jashtë sa po na vie nga brenda

Aktuale

Pacolli: Rreziku nuk po na vie aq shumë nga jashtë sa po na vie nga brenda

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 17:55
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka deklaruar se rreziku nuk po na vije aq shumë nga jashtë sa po na vije nga brenda.

Në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Pacolli ka rikujtuar edhe një herë deklaratën e Ismajl Qemalit, për të cilën ka thënë se mbetet i fuqishëm dhe jetik për të gjithë shqiptarët dhe Kombin tonë.

Postimi i plotë:

Sot në këtë Nëntor rreziku nuk po na vie aq shumë nga jashtë sa po na vie nga brenda. Atë që e arritëm me shumë vuajtje, sakrificë e gjak po rrezikohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Në këtë Nëntor do të duhej të jemi shumë e shumë më afër bashkimit me Shqipërinë e jo me Serbinë e Rusinë siç po dëshiron Presidenti e bashkëpunëtorët e tij.

Andaj edhe sot mesazhi i Ismajl Qemalit që dha më 28 Nëntor 1912 në Vlorë mbetet i fuqishëm dhe jetik për të gjithë shqiptarët dhe Kombin tonë.

"Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë…”.

Gëzuar 28 Nëntori!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat