Barani thotë se ka dëshmi me fotografi kundër KFOR-it francez në Mitrovicë

Aktuale

Barani thotë se ka dëshmi me fotografi kundër KFOR-it francez në Mitrovicë

Nga: N.Sh Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:03
Halit Barani

Kryetari i Këshillit rajonal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, ka reaguar ndaj KFORI-t francez të cilët ishin të vendosur në Mitrovicë pas luftës në Kosovë.

Barani, thekson se disa pjesëtar të KFOR-it, ushtar francez u sollën sikurse të ishin zëvendësit e siç thotë ai, kriminelëve serbë, të cilët shkuan me përfundimin e luftë, e për këtë thotë se ka dëshmi të fotografuara.

Barani thotë se edhe disa karabinier italian ia kanë cenuar lëvizjen e lirë, ashtu sikurse sot, që ka ndodh me disa ushtar të KFOR-it polak, të cilët e kanë bllokuar hyrjen e vetme për të shkuar në KMDLNJ.

E për këtë, ai ka bërë thirrje te eprorët e ushtarëve të tillë që mos të ia humbin imazhin ushtrisë së vet.

Ja reagimi i Baranit:

Për paqeruajtësit, te cilët ne Kosove erdhën, me 12 qershor 1999 dite e shtune kurse ne Mitrovice, poashtu paqeruajtës, KFOR-i francez, me 17 qershor 1999 dite e enjte. Popullata e Kosovës me përjashtim te serbëve, paqeruajtësit i priten me lule ne dore dhe i njohëm si shpëtimtarët tanë, çdo lavdat dhe iu jemi shume mirënjohës për jete.

Kohe pas kohe disa pjesëtarë te KFOR-it nuk patën sjellje korrekte ashtu si ne kishim mendu. Disa ushtare francez ne Mitrovice u sollën mu si te ishin zëvendës te atyre qe shkuan (kriminelëve serbe), për këtë qe po shkruaj KMDLNJ, Qendra Rajonale ne Mitrovice, posedon dëshmi te fotografuara.

Dite me pare pata shkrua për disa Karabinier Italian te cilët ma cenuan te drejtën ne lëvizje te lire.

Poashtu sot, me 30.XI.2018 ne orën 10. 20 disa ushtar te KFOR-it Polak me regjistrim te automjetit UA-03135 e kishin blloku rrugën (hyrjen) prej rrethi për ne Qendrën e Kulturës "R. Mitrovica"-Mitrovice.

Meqë nuk ka tjetër hyrje për automjete kërkova prej tyre te lirojnë rrugën por koti ishin te pandërgjegjshëm, unë Halit Barani e udhëheq KMDLNJ-Q. R.-Mitrovice, jam edhe kryetar i Këshillit Drejtues te Teatrit te Qytetit dhe doja te shkoje ku ishin duke me pritur ne zyrën e teatrit për te nënshkruar një dokument pasi nuk me lejuan ushtaret ne fjale me veture shkoj këmbë, kur u ktheva ua bera me dije se do te shkruaj per këtë rast ne mjete te informimit.

Vlen te ceket se situata ishte e qete dhe se nuk ishte as arsyeja me e vogel qe te bllokohet hyrja për ne Q. K. KMDLNJ, Q. R.-Mitrovice, ju bene thirrje eproreve te ushtareve te tillë qe mos t'i lejojnë t'ia humbin imazhin ushtrisë se vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat