Limaj godet kryetarët e dorëhequr të komunave serbe, i quan ‘pishpirika’! - Bota Sot
Limaj godet kryetarët e dorëhequr të komunave serbe, i quan ‘pishpirika’!

Aktuale

Limaj godet kryetarët e dorëhequr të komunave serbe, i quan ‘pishpirika’!

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 22:39
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj i ka quajtur “pishpirika” kryetarët e katër komunave veriore, të cilët ditën e martë kanë dhënë dorëheqje nga pozita që e kanë ushtruar.

Ai ka thënë për blic se e ka parë me keqardhje vendimin e marrë nga ana e tyre, derisa ka shtruar se kjo i kthen një hap mbrapa.Limaj u ka bërë thirrje të gjithë banorëve serb të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës që të mos bien pre e politikave të Listës Serbe, që sipas tij është në influencën e tërësishme të Beogradit dhe se banorët serb të Kosovës fatkeqësisht vazhdojnë të jenë instrument apo peng i Politikës së Beogradit, i cili i përdorë për nevojat e veta.

“Këto zhvillime edhe një herë shpërfaqin një fakt, një realitet i cili tregon që nga fillimi i bisedimeve në Bruksel, 2011 –  deri më tani nuk ka pas integrim, ose integrimi ka qenë një kozmetikë e rrejshme. Në fakt, ka pas një lloj dezintegrimi. Nga bisedimet 2011, ka dalë Lista Serbe e cila është në influencën e tërësishme të Beogradit.

Nuk janë duke e bërë serbët. Nuk janë duke e bërë  bashkëqytetaret tanë serb të Kosovës, ata fatkeqësisht vazhdojnë të jenë instrument i apo peng i Politikës së Beogradit i përdorë për nevojat e veta.

I ka përdorë që nga krijimi, i përdorë edhe sot, dhe vendimi i tyre me keqardhje e kemi pa vendimin e tyre që shkon një hap mbrapa.

Por çfarë do të bëjë Qeverie e Kosovës, do të ndikohet nga Lëvizjet e Serbëve, apo do t’i shtojë masat?

Jo, jo, Qeveria e Republikës së Kosovës do të demonstrojnë vullnet, gatishmëri në mbrojtje të interesave të vendit të saj, në mbrojtje të qytetarëve të saj, qytetarët serb në ato komuna janë qytetarë të Kosovës, do t’u ofrohet hapësira, do të vazhdojmë komunikimin, do t përpiqemi t’i bindim që është momenti i fundit që ata duhet të përcaktohen për të jetuar në këtë shtet të përbashkët, natyrisht duke i ruajtur lidhjet me vendin e tyre amë. Mirëpo, nuk mundet dhe nuk do të duhej që Beogradi të përcaktojë mënyrën e jetesës të qytetarëve të Kosovës, në këtë rast – qytetarëve serb të Kosovës.

Apeli im do të jetë që, lutja në fakt – me i lut serbët, bashkëqytetarët tanë, mos lejoni edh enjë herë me u bë instrument për kusuritje, i klasës politike të Beogradit. Një herë iu kanë lënë në rrugë, na kanë prishë jetën juve dhe neve, Millosheviqi dhe politika e tij e viteve të 90-ta.

Edhe juve, edhe neve. Ata na kanë sjellë veç dëme, juve ua kanë prishur jetën, jua kanë rrënuar jetën, juve iu kanë prishë me kojshit (fqinjët) tuaj, na kanë prishë marrëdhëniet mes nesh, dhe në fund, ata iu kanë lënë, kanë shkuar në villat e tyre në Beograd, ju bashkë me ne jeni ballafaquar me vështirësitë dhe pasojat që na ka lënë ajo politikë.

Ajo çka po ndodhë sot, fatkeqësisht është e njëjta, sepse atje në krye janë të njëjtit njerëz. Ata njerëz që janë në krye në Beograd, nuk njohin mentalitet tjetër politik, përveç filozofisë të Millosheviqit.

Këta janë nja tre-katër ‘pishpirika’ që mundohen me luajt edhe rolin e tij, e s’po dinë as ata me kopju.

Edhe këta kanë me i lënë në rrugë, do të vije një moment shumë shpejt, ku fatkeqësisht serbët e Kosovës përsëri do të zhgënjehen nga elita politike e Beogradit. Kthejuni jetës këtu.” – ka thënë Limaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...