Amerika e zhgënjyer me gjendjen në Mitrovicë - Bota Sot
Amerika e zhgënjyer me gjendjen në Mitrovicë

Aktuale

Amerika e zhgënjyer me gjendjen në Mitrovicë

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyer me veprimet që kanë ndërmarrë kryetarët serb në Veri të Kosovës. Në një përgjigje, ata kanë thënë se në këtë kohë, nuk është e favorshme të merren këso vendime. Madje ata kanë thënë se për çdo problem, zgjidhja bëhet përmes dialogut.

Ambasada Amerikane ka thënë se është e zhgënjyer nga çdo ndërprerje në qeverisjen komunale

Amerika është shprehur e zhgënjyer me veprimet e kryetarëve serb në veri. Sipas kësaj ambasade, në këtë kohë këto veprime më sa paku i duhen vendit.

Kjo ambasadë ka thënë se këto çështje më së miri zgjidhen me dialog mes dy vendeve.

Në anën tjetër, BE nuk i ka komentuar dorëheqjet e serbëve në komunat veriore. Megjithatë i ka bërë thirrje institucioneve ta ndërpresin taksën ndaj Serbisë.

Por, Haradinaj mbetet i prerë në mendimin e tij për taksën. Siç ka thënë kryeministri, kjo masë nuk do të largohet deri në momentin që Serbia të njeh Kosovën.

Ndërsa në veri, vazhdimisht është protestuar kundër taksës 100%.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...