Riza Smaka: Ky ministër duhet me dhënë dorëheqje

Aktuale

Riza Smaka: Ky ministër duhet me dhënë dorëheqje

Nga: N.Sh Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:15
Riza Smaka

Njohësi i çështjeve juridike në Kosovë, Riza Smaka potencon se, ministri i Punëve të Jashtme është dashur të jap dorëheqje pas mohimit të njohjeve të vendit tonë nga shtetet të cilat tashmë e kanë tërhequr njohjen.

“Në cilindo vend të demokracive parlamentare madje edhe në të tjera po të kishin ndodhur një dyzinë e mohimeve të njohjeve të mëparshme të vendit tonë, nëse jo tërë Qeveria atëherë padyshim dhe pa asnjë farë shmangieje do të shkarkohej përkatësisht do të dorëheqje ministri i Punëve të Jashtme me tërë stafin politik. Aq më pak kur ndër të tjera në Ministrinë në fjalë në periudha të caktuara kanë pasë ndodhur eksese e skandale të caktuara e aq më parë kur ishte edhe dështimi i rëndë i refuzimit të Kosovës për tu pranuar në Interpol. Gjithsesi ka nevojë imediate për një ristrukturim kualitativ të Qeverisë aktuale”, pohon Smaka për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat