Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku-Rexhpi, ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.
Ajo ka thënë se sot Kosova e përkujton njeriun që ka lënë më së shumti gjurmë në historinë më të re të vendit tonë.
Bunjaku-Rexhepi, ndër të tjerash, ka theksuar se Rugova, ishte politikani më i respektuar në Shtëpinë e Bardhë, në SHBA dhe në qendrat më të fuqishme të vendimmarrjes në Evropë e Perëndim, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë i deputetes:
Përkujtimi mbi njeriun më gjurmëlënës në historinë e Kosovës
Sot e përkujtojmë njeriun që ka lënë më së shumti gjurmë në historinë më të re të Kosovës. Sot e përkujtojmë themeluesin e projektit të shtetit të Kosovës, ideatorin, të mençurin dhe njeriun me plot urtësi që e udhëhoqi vendin në periudhat më të vështira. Sot e përkujtojmë politikanin më të respektuar në Shtëpinë e Bardhë, në SHBA dhe në qendrat më të fuqishme të vendimmarrjes në Evropë e Perëndim. Sot e përkujtojmë atë që e solli botën demokratike në Kosovë, ish-presidentin e të gjithëve, intelektualin, demokratin dhe vizionarin e Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën!
Per ju President ditelindje festojme çdo dite, krenare dhe falenderues përjete!